Mëson me anë të një telefonate se ka 11 fëmijë
Një telefonatë para katër vitesh ndryshon tërësisht jetën e Ken Allen. Ken, një mësues në pension tanimë, ishte në pushimin e drekës në fundt të vitit 2014, kur mori një telefonatë të papriur nga klinika e fertilizimit in vitro. Para telefonatës, ai kishte katër fëmijë. Pas telefonatës, kishte 15 fëmijë. Ken dhe gruaja e tij Sue nga Australia e jugut kanë 36 vite martesë. Bashkë kanë tre fëmijë biologjikë dhe një vajzë të adoptuar. Duke folur për “Sunday Night”, Ken tha se rrugëtimi i tij si dhurues sperme nisi në fund të viteve ’70. Ai po studionte si të bëhej mami’ dhe asistoi në përpjekjet e shumë familjeve për t’u bërë me fëmijë, ndaj diskutoi me gruan e tij Sue për t’u bërë një dhurues sperme. Sue punonte në të njëjtin spital dhe kishte të njëjtin bashkëveprim me familjet, ndaj nuk hezitoi aspak për ta mbështetur bashkëshortin e tij në këtë nismë.
Ken bëri disa dhurime anonime për më shumë se dy muaj dhe informacioni që çiftet mund të merrnin për Ken ishte shumë i limituar.
Në paragrafin ku i kërkohej dhuruesit të shkruante filozofinë e tij për jetën, Ken shkroi: “Njeriu nuk mund të zbulojë oqeanet po nuk pati kurajon për të humbur nga vështrimi bregun.”
“E dija se kishte një mundësi që pasardhësit e dhurimeve të mia do mund ta merrnin këtë mesazh në të ardhmen dhe dëshiroja vërtet t’i inkurajoja për të ndjekur ëndrrat e tyre dhe pse jo, të më gjenin”, tha ai.
Por, pavarësisht kësaj, Ken nuk priste të kontaktohej. Çdo gjë mbetej anonime dhe dhuruesit kurrë nuk informoheshin rreth shtatzanive që vinin nga dhurimet e tyre. Dekada më vonë, Kenë mori një telefonatë ku i thonin se ai kishte 11 fëmijë nga dhurimet e tij të spermës: 2 vajza dhe nëntë djem. Një nga vajzat po e kërkonte. Chloe Allworthy, 25vjeç, shpenzoi shtatë vite duke kërkuar babain e saj biologjik. Gjatë kërkimeve të saj, ajo takoi 27 vjeçarin Robert, prindërit e të cilit kishin përdorur gjithashtu spermën e Kenit. Për pjesën më të madhe të jetës së tyre, gjithçka që dinin për babain e tyre biologjik ishte nga 2 faqëshi përmbledhës mbi donatorin.
“Ai shkroi diçka që donte të thoshte shumë për të në atë kohë. Për shumë kohë, kjo frazë ishte gjithçka që kisha nga ai dhurues. “Kjo frazë më ngjiti shumë, ndaj e bëra tatuazh në trup pasi u mendova shumë”, thotë Robert
Ken ka takuar tashmë edhe vajzën tjetër të tij, Melissa dhe një tjetër djalë, Nathan-in.
Ai ka shtatë djem të tjerë kush e di ku dhe Ken e ka të vështirë t’i gjej.
“Këto katër vitet e fundit jam diagnostikuar me Parkinson. Ka edhe disa të dhëna të tjera mjekësore që janë gjenetikisht të trashëgueshme, të cilat po shihen tek disa nga fëmijët tanë tani, duhet të lajmërohen që të kenë kujdes për veten dhe të marrin mjekimin e duhur.”, shprehet ai.
Për momentin Ken po shijon kohën me familjen e tij të zgjeruar.
“Ishte goxha tronditëse, por nuk kam ndjerë gjë tjetër veçse lumturi, gëzim dhe dashuri për ta.”