Mësuesja fiton Nobelin për mësimdhënie, 1 milion dollarët e çmimit ia dhuron shkollës
Nensi Atuell (Nancie Atwell), mësuese e gjuhës angleze, nga shteti Mejn (Maine) i Amerikës, pas 42 vjet pune, u vlerësua si mësuesja më e mirë në botë dhe u shpërblye me një shumë prej 1 milion dollarësh.
Në vend që t’i përdorte të hollat e çmimit për pensionin, ajo ia dhuroi ato shkollës së saj. “Pas 20 vjetësh funksionimi shkolla ka nevojë për rinovimin e kabineteve dhe pajisjeve, unë nuk kam”, tha ajo në një intervistë televizive, kur në fakt dihet që mësuesit edhe në SHBA janë jo shumë të paguar.
Dhurimi i të hollave prej 1 milion dollarësh shkollës, nuk dëshmon thjesht për zemërgjerësinë e saj, por mbi të gjitha për përkushtimin ndaj mësuesisë si shërbim ndaj brezit të ri. Prezantimi këtij çmimi synon t’u japë mësuesve vendin që u takon në mes të profesioneve më të respektuara të shoqërisë. Duke marrë çmimin si ‘Mësuesja më e mirë në botë’, Nensi Atuell e quajti ”privilegj” punën e mësuese. “Është shumë e rëndësishme që në arsim të tërheqim njerëzit më të mirë”, tha ish-presidenti Klinton “dhe ne duhet t’u japim atyre respektin më të lartë”.