Miliarderi kinez çon stafin e tij me 6400 veta për pushime në Francë
Presidenti i kompanisë Tiens Group, Li Jinyan, rezervoi 140 hotele në Paris, ku grupi i tij vizitoi Luvrin dhe vende të tjera kulturore në një nga qytetet më të famshme në botë.
Grupi i madh i turistëve vazhdoi rrugën për në Rivierën Franceze, ku Li Jinyam rezervoi 4,760 në 79 hotele me 4 dhe 5 yje në Kanë dhe Monako.
U deshën 147 autobuzë për t’i dërguar turistët nëpër hotelet e tyre, dhe zyrtarët e Guinnes Ëorld Record vendosën ta vlerësonin këtë vizitë si zinxhiri më i madh njerëzor.
Miliarderi bashkë me 6400 punëtorët e tij festuan 20 vjetorin e partneritetit mes kompanisë kineze dhe rajonit francez.
Pritet që Franca të ketë një fitim prej 33 mln eurosh nga kjo vizitë.
Grupi pritej të shpenzonte 13 mln euro në Paris, në Kullën Eifel, në Harkun e Triumfit dhe në Luvrë.
Ndërsa Nisa pritet të ketë një fitim prej 20 mln eurosh, më shumë për hotelet.
Li Jinyan, 57 vjeç, listohet si një nga miliarderët më të pasur në listën Forbes.