Misteri i çiftit të varrosur në të njëjtin varr

Rreth 4.500 vjet më parë, një burrë dhe një grua u varrosën në një varrezë të përbashkët, në periferi të një prej qytetërimeve më të hershme urbane në botë.

Në vitin 2016, arkeologët dhe shkencëtarët nga India dhe Koreja e Jugut gjetën dy skeletët shumë të rrallë në qytetin e Harappan (ose Luginën e Indusit), që tani njihet si fshati Rakhigarhi.

Për 2 vite, ata hulumtuan kronologjinë dhe arsyet e mundshme të vdekjes së tyre.

Ndërsa gjetjet e hulumtuesve janë publikuar në një revistë ndërkombëtare.

“Burri dhe gruaja u gjetën duke qëndruar përballë njëri-tjetrit, në një mënyrë shumë intime. Ne besojmë se ishin një çift dhe duket se kanë vdekur në të njëjtën kohë. Por mënyra sesi vdiqën, mbetet mister,”-tha arkeologu Vasant Shinde.

Ata u varrosën në një gropë me rërë gjysmë metër. Burri ishte rreth 38 vjeç në kohën e vdekjes ndërsa gruaja rreth 35 vjeç.

Të dy ishin të gjatë, ai 1.8 metra ndërsa ajo 1.7 metra.

Burri dhe gruaja ishin të shëndetshëm kur vdiqën. Në eshtrat e tyre nuk  u gjet asnjë plagë ose ndonjë “trashësi anormale” të eshtrave të kafkës që mund të përcaktonin shkakun e vdekjes si lëndimet apo sëmundje të tilla si ethet e trurit.

Arkeologët raportojnë se “varri i përbashkët” unik nuk ishte rezultat i ndonjë zakoni specifik që kryhej gjatë në funerale në atë kohë.

Ata besojnë se burri dhe gruaja vdiqën pothuajse në të njëjtën kohë dhe për këtë arsye u varrosën së bashku në të njëjtën varr.

Varrimet e lashta të përbashkëta kanë tërhequr gjithmonë interes. Në një vendvarrim neolitik në një fshat italian, arkeologët gjetën një burrë dhe një grua duke u përqafuar.

SHKARKO APP