Momenti mbresëlënës i shpërthimit të meteorit, vetëm një person mundi ta filmonte

Një meteor shpërtheu dhe u shpërbë në qiell gjatë natës. Bëhet fjalë për një skenë që ndodh ta shikosh dhe ta kapësh vetëm një herë në jetë.

Imazhet që të lënë pa frymë u kapën në kamera në kështjellën Clun, në Shropshire, gjatë një “dushi” meteorësh Orionid, ditën e shtunë, më 20 tetor.

Ato u përhapën me shpejtësi në internet, vetëm disa ditë më pas.

Meteorët Orionid shfaqend he shpërbëhen çdo vjeshtë, kur Toka kalon nëpër rrjedhën e rrugës së krijuar nga Kometa e Halley.

Për shkak të ekspozimit për një kohë të gjatë të shpërthimit dhe shpërbërjes së meteorëve, objektet qiellore duken si vija rrethore drite, të cilat qarkullojnë rreth Yllit të Veriut, ndërsa planeti Tokë ngjitet në boshtin e saj.

Fotografi Nick Jackson është ngjitur deri në kështjellën në Shropshire, një ndërtesë e shekullit XIII, në mënyrë që të mund të filmonte pamjet mbresëlënëse, për t’i ndarë më pas ato me publikun.

 

SHKARKO APP