“Mrekullia inxhinierike” e pasqyruar në aeroportin indian
India ka hapur aeroportin e 100-të vendit dhe është cilësuar si një nga më të bukurit në botë për shkak të vendndodhjes së tij.
I vendosur në shtetin verior të Sikkimit, i pozicionuar rreth 60 km nga kufiri me Kinën, aeroporti Pakyong ndodhet në malet Himalaje, 1400 metra mbi nivelin e detit.
Sipërfaqja e aeroportit është mbi 201 hektarë dhe është quajtur një “mrekulli inxhinierike”, i rrethuar nga dy lugina të thella dhe me një pistë të gjatë 1.75 km.
Ndërtimi i këtij aeroporti ka kushtuar 69 milion dollarë dhe ka marrë plot 9 vite kohë për shkak të vështirësive të hasura në terren, por tani është gati që të nisë operimin e tij në rrjetin fluturues me 4 tetor.