Muzikanti i bie kitarës teksa operohet në tru
Një artist nga Afrika e Jugut me tumor në tru luajti disa nota në kitarë teksa operohej për të hequr masën tumorale.
Luajtja në kitarë e Musa Manzini-t ndihmoi kirurgët të dallonin shtigjet neurale në trurin e tij dhe mosdëmtimin e tyre. Manzini iu nënshtrua anestezisë lokale gjatë një kraniotomie të zgjuar në Inkosi Albert Luthuli në Durban.
“Veprimi i tij rriti shanset e sigurisë për ne. Mund të shihnim në kohë reale
indikacionet e atyre që po bënim,” tha Dr. Rohen Harrichandparsad, një prej
neurokirurgëve.
Synimi ishte testimi aftësive të Manzini-t për të luajtur muzikë, që kërkon një
ndërveprim të komplikuar të disa zonave të trurit. Pacientit iu dha kitara drejt fundit
të operacionit gjashtë orësh.
Gjatë operacioneve të tilla, mjekët stimulojnë zona të trurit me rrymë të dobët
elektrike për të kuptuar cilat zona kontrollojnë funksione si të lëvizurit apo të folurit.
Nëse një pacient nuk arrin të asë kur rryma aplikohet në një zonë të caktuar, atëherë
mjekët kuptojnë që ajo zonë duhet prezervuar gjatë heqjes së tumorit.
Dr. Basil Enicker, një tjetër kirurg, tha se ata hoqën mbi 90% të tumorit dhe se
muzikanti është mirë.