Muzikantja luan me violinë teksa mjekët i heqin tumorin nga truri

Një muzikante ka luajtur me violinë teksa mjekët po e operonin duke i hequr një tumor nga truri, në spitalin “King’s College” në Londër.

Ekipi mjekësor kishte kërkuar nga Dagmar Turner, 53-vjeçare, që të luante instrumentin për t’u siguruar që pjesët e trurit të cilat kontrollojnë lëvizjet delikate të duarve dhe koordinimin nuk po dëmtohen gjatë operimit.

Turner ishte diagnostikuar me tumor në tru më 2013.

Woman plays violin while undergoing brain surgery

SHKARKO APP