NASA fotografoi një ylber në Mars? Si qëndron e vërteta pas fotos virale
Gjatë fundjavës, roboti Perseverance kapi një imazh qe dukej se ishte një ylber mahnitës në horizontin marsian. Fotografitë e shpërndara bënë që përdoruesit e rrjeteve të diskutonin mbi teori të ndryshme se si një ylber është i mundur në Mars.
Pas disa ditësh spekulimesh, NASA vendosi të zbulojë të vërtetën. Ky fenomen nuk është i mundur në planetin e kuq, por në të vërtetë ky “ylber” është krijuar nga reflektimi i lentes, që ndodh kur drita godet thjerrëzën e kamerës në një kënd specifik.
Many have asked: Is that a rainbow on Mars? No. Rainbows aren’t possible here. Rainbows are created by light reflected off of round water droplets, but there isn’t enough water here to condense, and it’s too cold for liquid water in the atmosphere. This arc is a lens flare. pic.twitter.com/mIoSSuilJW
— NASA’s Perseverance Mars Rover (@NASAPersevere) April 6, 2021
“Shumë kanë pyetur: A është një ylber në Mars? Jo. Ylberët nuk janë të mundshëm këtu. Ylberët krijohen nga drita e reflektuar nga pikat e rrumbullakëta të ujit, por këtu nuk ka mjaft ujë për t’u kondensuar dhe është shumë e ftohtë për ujë të lëngshëm në atmosferë. Ky hark është një shpërthim i lenteve, “, kanë shkruar zyrtarët e agjensisë në twitter. /abcnews.al