NASA i ka zbuluar, apo po i fsheh muret në mars?
Njerëzit kudo në botë janë në dilemë nëse ekzistojnë UFO-t, pasi shkenca ende nuk ka dhënë zyrtarisht ekzistencën e tyre. Por studimet tregojnë gjithnjë e më shumë për ekzistencën e UFO-ve, madje brenda sistemit tonë diellor.
NASA ka zbuluar mure artificiale (të ndërtuara nga ndonjë krijesë) në Mars, por e fsheh këtë të dhënë. UFO-logët thonë se këto mure paraqesin dëshminë më të mirë të ekzistimit të jetës dhe civilizimit në Mars.
Me miliona vjet më parë, kur Marsi kishte një atmosferë të ngjashme me atë të Tokës sot, aty, sipas tyre, ka pasur jetë dhe civilizim të përparuar.
Derisa skeptikët i demantojnë këto njoftime, duke thënë se strukturat në fjalë janë shkëmbinj natyrorë, UFO-logët kanë krahasuar pamjet e tyre me ato të mureve antike në Tokë, me ç’rast kanë gjetur një ngjashmëri të madhe.
Sido që të jetë, nuk mund të mohohet fakti se mendimi ynë për Marsin ka ndryshuar në mënyrë drastike gjatë 12 muajve të fundit.