NASA publikon foto të plutonit dhe hënës së tij
NASA ka zbuluar më shumë foto të plutonit dhe hënës së tij “Charon”, foto të realizuara nga anija hapësinore “Neë Horizons”. Imazhi i Charon shfaq në detaje një krater, që jo zyrtarisht njihet si Organa dhe zbulon cfarë e rrethon atë, sic duket edhe në ngjyrën jeshile në këto foto.
Drejtuesi i skuadrës së gjeologjisë, gjeofizikës dhe imazherisë së “Neë horizon” nga Universiteti i Ëashingtonit, Bill McKinnon tha në një komunikim zyrtar:
“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm. Përqëndrimi i amoniakut është një kundrangrirës i fuqishëm në një botë të akullt dhe nëse amionaku realisht është nga pjesa e jashtme e Charon, atehërë kjo do të na shpjegonte formimin e sipërfaqes së Xharon nga shpërthimi i të ftohtit, magmës së ujit dhe amoniakut.
Imazhi i Charon dhe kraterit të tij është filmuar më 14 korrik të vitit 2015, kur anija “Neë Horizon” ishte vetëm 81 mijë km nga Charon.
Anija “Neë Horizon” është anija e parë hapësinore që viziton Plutonin dhe ndodhet aktualisht 3.1 miliardë milje larg nga toka.