Natën e Krishtlindjeve do kesh një telefonatë surprizë në Zoom

Kufijtë janë mbyllur dhe Babagjyshi nuk vjen dot nga poli i Veriut. As ne nuk mund të udhëtojmë. Megjithatë shpresat nuk janë shuar. Me ndihmën e teknologjisë, por edhe të mendjes njerëzore është menduar të zhvillohen telefonata në Zoom me Babagjyshin.

E para kompani që e vuri në zbatim këtë ide është në Angli. Anglia ka nisur dje izolimin total që do të zgjasë katër javë deri në 3 dhjetor dhe mbase edhe pas kësaj date. Bisedat në Zoom për secilën familje do të zgjasin 10 minuta.

Shumë biznese kishin menduar mënyra të ndryshme, nën kushte sigurie, për të organizuar panairet dimërore dhe shtëpizat e vogla me Babagjyshin, por mbyllja e dytë prej valës së vjeshtës, i ndryshoi planet.

Si çdo tjetër, edhe takimi me Babagjyshin këtë vit do jetë online.

SHKARKO APP