Ndahet nga jeta ikona e grave: “Ne mund t’ja dalim”
Naomi Parker Fraley, gruaja e cila mendohet se ishte frymëzimi për posterin e famshëm të një punonjëseje të re fabrike, është ndarë nga jeta në moshën 96 vjeçare.
Naomi Parker Fraley dhe posteri i saj ishte frymëzim për disa breza në SHBA dhe Botë. Posteri i saj përdorej gjerësisht nga aktivistët e lëvizjeve feministe dhe kishte kuptimin; “Ne mund t’ja dalim”.
Ambasada e SHBA në Tiranë e ka përkujtuar ndarjen e saj nga jeta me një postim në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10155316425400838