Ndihmon pronarin e moshuar, qeni shtynë karrocën e burrit

Thonë se qeni është kafsha me besnike në raport me njeriun, dhe këtë më së miri e dëshmon një video e publikuar në internet.

Aty shihet se si qeni ndihmon pronarin e tij – një burrë të moshuar të cilit ia shtynte karrocën nëpër rrugët e qytetit.

Qeni i quajtur Magnus është filmuar duke ecur përkrah 70-vjeçarit Anatoly Derbenev, që ishte në karrocë dhe po e ndihmonte ta shtynte atë nëpër rrugët e qytetit Taraz në Kazakistan, transmeton Telegrafi.

Edhe pse i ka vetëm 11 muaj, qeni dukej se ka raporte shumë të mira me pronarin e tij për të cilin kujdesej edhe derisa ishin në rrugë.

Duke parë se pronari i moshuar mezi po arrinte t’i lëvizte rrotat e karrocës, qeni e shtynte nga pas duke e ndihmuar.

 

SHKARKO APP