Në Alaskë rekord historik, temperaturat shkojnë në 32.2 gradë
Vala e madhe e të nxehtit ka përfshirë edhe Alaskën, ku termometri është ngjitur të enjten në 32.2 gradë celcius, në qytetin e Anchorage, duke vendosur një rekord historik për këtë shtet, që ndodhet pjesërisht në rrethin e Arktikut.
Sipas asaj që raporton shërbimi meteorologjik amerikan rekordi i mëparshëm- që i takon 14 qershorit të 1969- ishte 29,4 gradë ndërsa mesatarja për këtë periudhë është 18 gradë.
Sipas parashikimeve vala e të nxehtit do të vazhdojë për të gjithë javën e ardhshme, me temperatura maksimale 15-20 gradë, superiore nga mesatarja.