Në fshatin ku lindin vetëm vajza

Në një fshat të Polonisë prej vitesh lindin vetëm vajza dhe prej kohësh asnjë foshnjë mashkull. Në fshatin Miejsce Odrzanskie, në jug-perëndim të vendit, bëhen 10 vjet që nga lindja e një djali. Kryetari madje premtoi një shpërblim për fëmijën e radhës, i cili arrin të prishë traditën e vajzave që kanë lindur në fshat në dekadën e fundit. Ky është një rast që ka zgjuar interesin e mediave ndërkombëtare pasi faqja në Facebook e fshatit ndau disa foto të ekipit vendor të ”zjarrfikësve të vegjël vullnetarë”, të përbërë ekskluzivisht nga vajza për këtë rast. Nuk dihet arsyeja e këtij fenomeni të pashpjegueshëm.

SHKARKO APP