Në Kaliforni, e hëna bëhet “vegane” me ligj

Në Berkeley, në Kaliforni, SHBA, e hëna është bërë vegane. Nuk bëhet fjalë për një iniciativë të atyre që ndjekin dietën vegane, por për një zgjidhje të aprovuar nga Këshilli Bashkiak i qytetit.

Pra, me ligj, një herë në javë, qytetarët do të duhet të ushqehen “gjelbër”.

Të gjithë ceremonive dhe eventeve të organizuara në qytet do u shërbehet ushqim vegan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Iniciativa është një fushatë sensibilizimi kundër konsumit të ushqimit dhe impaktit ambiental që vjen nga kjo, deri në fund të vitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti ABC7

“Nuk po kërkoj të hiqet dorë nga mishi. Po u kërkoj të gjithëve të mendojnë si të ulim konsumin e tij”, ka deklaruar Kate Harrison, këshilltarja që ka prezantuar zgjidhjen.

“Thuajse një e treta e problemit tonë të lidhur me ndryshimet klimaterike, vjen nga zooteknika dhe nga prodhimi i mishit dhe përpunimit të tij, që vijon, ka shtuar Kate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?