Në këtë vend njerëzit hanë qentë dhe jo e kundërta
Shembulli numër një që i jepet studentëve të gazetarisë sapo hyjnë në bankat e universitetit apo dhe në redaksi për të dalluar se kush është lajm është: Nuk është lajm qeni ha burrin, por burri ha qenin.
Dhe ajo që mendohej si e pazakontë ndodhi.
Në Korenë e Veriut, njerëzit hanë mishin e qenit dhe stina e verës për këtë kafshë nuk është momenti më i mirë.
Temperaturat e larta kanë prekur gjithë vendin. Restorantet po ofrojnë traditën më të madhe të sezonit: supë me mish qeni dhe erëza ndërsa fabrikat e birrës po prodhojnë alkool më shumë se zakonisht pasi banorët kanë nevojë të freskohen
“Dangogi” ose mishi i ëmbël i qenit besohet të jetë ushqim i zakontë në Korenë e Veriut dhe të Jugut që konsumohet më shumë gjatë ditëve të nxehta të verës. Temperaturat janë aq të larta, sa kanë arritur në 40 gradë celcius në disa qytete të Koresë së Veriut.
Ende nuk janë zbuluar statistika se sa është numri i qenve janë ngrënë nga njerëzit gjatë kësaj periudhe. Por në Korenë e Jugut, ku edhe presidenti Moon Jae-in ka qenin si kafshë shtëpiake, ka lejuar që të paktën 2 milion prej tyre të ofrohen për njerëzit, pavarësisht se popullariteti i mishit të qenit po pakësohet.
Ndërsa shumë koreanë të moshave të treta në Korenë e Jugut besojnë se mishi i qenve ndihmon në forcë dhe qëndrueshmëri, ndërsa të rinjtë kanë tentuar të qëndrojnë kundër kësaj tradite duke u munduar që kjo gjë të ndalohet, pasi, sipas tyre konsiderohet krim ndaj kafshëve. Menutë e restoranteve ofrojnë disa pjesë të qenit, përfshirë brinjët, këmbët e mbrapme dhe lëkurën e zierë.
Ndërsa mendimi i liderit Kim Jong-Un për këtë rast nuk dihet.