Në kohën e Covid, bum problemesh me gojën dhe dhëmbët
Pandemia e koronavirusit mund të ndikojë seriozisht në shëndetin e gojës. Për shkak të ankthit dhe stresit që shkakton tek njerëzit, ata janë të prirur të kafshojnë gjuhën dhe janë rritur problematikat e gojës.
Dentistët thonë se është rritur numri i personave që gjatë pandemisë kanë hasur probleme të dhëmbëve, ku 30% e personave për shkak të ankthit kanë kërcitje të dhembëve dhe kjo shkakton probleme në aparatin e gojës.
Krahësuar me një vit më parë, është rritur numri i personave që kanë thyerje të dhëmbëve dhe një rritje të konsiderueshme të karies. Alarmi është dhënë nga shoqata e stomatologëve të Shoqatës Italiane të Peridentologjisë gjatë një konference të zhvilluar në Firenze.
Për shkak të shqetësimit psikologjik dhe stresit të punës në distancë, konsumimi i dhëmbëve mund të bëjë kritike sëmundjen e periodontit, ose ndryshe të mishit të dhëmbëve e cila dëmton forcën e dhëmbëve, të cilat mund të çojnë në probleme më serioze për ne si: dhimbje nofullash, ndjeshmëri të dhëmbëve deri në shfaqjen e migrenës.