Në një shtëpi konfiskohen 3 mijë akrepë
Si rezultat i një bastisjeje në një shtëpi në qytetin Meshhed të Iranit konfiskohen 3 mijë akrepa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ebulfazl Shabani, drejtor i Mbrojtjes së Mjedisit në rajonin Horasan Rezevi ka njoftuar se kanë kryer një bastisje në një shtëpi në qytetin Meshhed me arsyetimin e rritjes së paligjshme të akrepave.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Shabani ka theksuar se pas bastisjes në shtëpi janë konfiskuar 3 mijë akrepa.
Duke bërë të ditur se operacioni është ndërmarrë pas një ndjekjeje një javore, Shabani tha se punonjësit e mbrojtjes së mjedisit nën shoqërimin e forcave policore pas operacionit kanë njoftuar se personi që mbante në mënyrë të paligjshme akrepa në një shtëpi nuk kishte lejet ligjore nga autoritetet përkatëse.
Shabani ka shtuar më tej se rritja e akrepave në një lagje të banueshme përbën rrezik.
Po ashtu në lajmin ku rikujtohet se në një operacion të ndërmarrë javën e kaluar në një shtëpi në të njëjtin qytet u konfiskuan 12 mijë akrepa, theksohet se 1 gr nga helmi i akrepit gjen blerës nga 8 deri në 10 mijë dollarë.