Në Pejë, kafene vetëm për femrat

 

Në qytetin kosovar, Pejë, i cili gjendet në rajonin e Dukagjinit aty ku prej shekujsh më parë doli kushtetuta e lashtë shqiptare “Kanuni i Lekë Dukagjinit” e në të cilin thuhet se “Vajza s’ka tager me mendue për fatin e vet”, duket po ndodh ‘revolucion’ femëror.

Kështu, në lagjen që njihet si tek “Xhamia pa minare” është hapur kafeneja e grave, ku burrat nuk janë të mirëpritur. Madje, atyre u ndalohet të hyjnë.

Gra amvise, mësuese, mjeke…, të reja apo të vjetra, po bisedojnë këndshëm në kafenenë, e cila gjendet në katin e dytë të një ndërtese pranë xhamisë.

SHKARKO APP