Në prag të energjisë së pafundshme? “Reaktori i fusionit bërthamor vërtetë punon”
Shkencëtarët e Institutit gjerman për Fizikën e plazmës, “Max Planck”, njoftuan se reaktori i tyre i fusionit, i cili ka filluar në vitin 2015, me të vërtetë po punon, që do të thotë se një model i tillë një ditë mund të bëhet një burim i pashterrshëm i energjisë së pastër.
Një ekip nga ai institut publikoi hulumtimin në revistën ” Nature Communications “, në të cilin thuhet se ky reaktor i fusionit i cili krijon fusha super të fuqishme magnetike, tre dimensionale, siç janë paraparë me projekt, ka treguar se niveli i gabimit është më pak se 1 në 100,000, që është i mjaftueshëm për zbatimin komercial të këtij reaktori model.
Fusioni komercial rentabil nuk do të shkaktonte ndotje të mjedisit me material radioaktiv dhe do të kishte karburant të lirë dhe praktikisht të pashtershëm – ujin e detit. Problemi është se procesi i fusionit ose bashkimit të atomeve shkaktohet vetëm në temperatura esktreme të lartë, të tilla që mbretërojnë në Diell, transmeton Index.hr.
Në mënyrë që të bëhet rentabil, fusioni bërthamor duhet të sigurojë që sasia e energjisë së krijuar, nga fusionimi i atomeve të duteriiumt dhe tritiumit, tejkalon energjinë e shpenzuar për mbajtjen e fusionit e këtë deri sot nuk ka arritur t’a shënojë asnjë reaktor i vetëm.
Edhe pse reaktori testues kaloi me sukses dy teste të rëndësishme, nuk është i projektuar për përdorim komercial.
Të përkujtojmë se monetalisht është në fazen e ndërtimit reaktori ndërkombëtarë eksperimental termonuklear në Francë (ITER), i cili pritet që plazmën e parë t’a krijojë në vitin 2020 ndërsa fuqia e tij do të jete 500 Megavat. Në këtë projekt deri më tani janë shpenzuar mbi 10 miliardë euro/Express/