Në shitje për 1 milion paund banesa “më e hollë” e Londrës
Apartamenti pesëkatësh më i veçantë i Londrës ka dalë në shitje për rreth 1 milion paund.
Godina në perëndim të kryeqytetit britanik dallohet që nga fasada e jashtme.
Por tipari vërtet dallues nuk është ngjyra e saj blu, por brendësia dhe dimensionet.
“Shtëpia është e veçantë ngaqë është unike. Në Londër nuk ka shtëpi tjetër që të jetë 1 metër e 60 cm e gjerë në pikën më të ngushtë, dhe me kaq individualitet, me kaq historik. Është pak si magjia e Londrës.”
Hapësira e banimit në pallat sa vjen e ngushtohet me ngjitjen e kateve, duke përfunduar edhe me një kopsht në majën e vet.
Devid Majers, agjenti që po përpiqet ta shesë banesën, pranon se bukurinë e saj nuk para e vlerësojnë të gjithë; më shumë e pëlqejnë ata me një lloj shijeje prej artisti.
“E vërteta është se në këtë hapësirë mund të jetojnë një numër i kufizuar njerëzish. Dhe prej situatës së tanishme me kovidin, nuk kemi edhe aq blerës.”
Çmimi mesatar i apartamenteve në Britani është 250 mijë paund.
Ndërkohë banesa e veçantë është dyfishuar në vlerë në 15 vite dhe tani llogaritet në 950 mijë paund.
Ndër blerësit e saj ka qenë një aktor i njohur britanik, Sajmon Uds, dhe fotografi i modës, Jurgen Teler.