Në vendin mysliman gjendet Bibla 1 mijë vjeçare

 

Një Bibël që vlerësohet të jetë 1.000 vjet e vjetër është konfiskuar nga Policia në qytetin Tokati, në Turqinë qendrore, raporton ‘The Daily Sabah’

Policia i ka arrestuar tre të dyshuar, të cilët thuhet se janë përpjekur të shesin Biblën, të shkruar në gjuhën e vjetër Asiriane.

Nuk dihet origjina e Biblës. Policia ka thënë që libri kishte vetëm 51 faqe të mbetura dhe kopertina ishte shumë e dëmtuar, megjithëse fotografitë me motive religjioze brenda Biblës, të bëra nga gjethet e arit, ishin të paprekura.

Piktura origjinale në vaj e Vincent Van Gogut “Orphan Man, Standing” ishte gjetur në një automjet të një kontrabandisti të artefakteve, në qytetin Tokat.

SHKARKO APP