Nëna e fiksuar pas korsesë e mban veshur për 20 orë në ditë

Një grua nga Oregoni, e fiksuar pas korsesë ka gjashtë vite që përdor një të tillë dhe beli i saj është më i hollë se i modeleve

Sarah Vaeth është 42 vjeçe dhe vesh korsenë për 20 orë në ditë. Ajo e provoi për herë të parë në vitin 2012 për të mbuluar disa defekte në trup.

Ajo punon si menaxhere e rrjeteve sociale dhe e adhuron korsenë pasi e ndihmon të ketë një posturë tepër të rregullt dhe të drejtë.

Para 4 vitesh, Sarah bëri një pauzë pasi ngeli shtatzënë me vajzën e saj dhe mezi priste që të rikthehej në hobin e saj.

“Ndihem seksi sepse ka pak diferencë, disa cm më pak më bënin përshtypje që në fillim. Në minutat e para ndihesha e parehatshme pasi duhet pak kohë të mësohem me një korse. I vishja vetëm për 1 orë në ditë. Më pas mësova korsetë praktike të cilat ndihmojnë në qëndrimin e trupit. Si një e rritur, gjithmonë e kam pëlqyer trupin tim sepse ishte i fortë por nuk ndihesha shumë femër”, tha ajo.

SHKARKO APP