Nëna nxjerr në shitje për 250 euro fëmijën

 

Një nënë 20 vjeçe do të ulet në bankën e të akuzuarve në një gjykatë në Afrikën Jugore për shkak se e kishte nxjerr foshnjën e saj në shitje në internet për 250 euro në uebfaqen “Guntree”. Mediat lokale kanë raportuar të premten se djali është vetëm 19 muaj. Lajmin e kanë konfirmuar edhe autoritetet lokale, raporton BBC, përcjell Koha Ditore. Zëdhënësi i policisë së Afrikës Jugore, brigadieri Hangvani Mulaudzi ka deklaruar se në momentin kur nëna e re kishte postuar “ofertën” për shitjen e djalit, sistemi i uebfaqes kishte “skuqur” fjalët e ofertueses. Por nëna nuk kishte hequr dorë, edhe pas heqjes së postimit nga administratorët e uebfaqes. Ajo më vonë kishte shkruar në seksionin e “foshnjave dhe fëmijëve” se ishte në gjendje të shiste një “ulëse për fëmijë në makinë”, duke joshur të gjithë ata që mund të interesoheshin. Ishte një qytetar jugafrikan që e kishte vërejtur dhe kishte njoftuar policinë që pastaj kishte nisur hetimet. Është marrë vesh se gruaja kishte ofruar të dhëna të ndryshme në njoftimin e dytë krahasuar me të parin. Të ndryshme ishin edhe adresat dhe numrat kontaktues. Në fillim ishte raportuar në mediet lokale se gruaja po shiste djalin e huaj, më vonë është vërtetuar se ajo po shiste birin e saj. Policia bën të ditur se po vazhdon operacionin dhe se gjithçka kishte kulmuar me hartimin e një plani policor që një agjente policie të ofronte shumën e kërkuar që gruaja ta pranonte “ofertën” me para në dorë.

SHKARKO APP