Nëse vuani nga kjo sëmundje, rrezikoni nga COVID-19, gjithçka duhet të dini!
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, duhet të tregojnë shumë kujdes gjatë pandemisë së Koronvirusit.
Këtë e kanë treguar shembujt e shumtë që vijnë nga Kina dhe Italia, dy prej vendeve më të goditura nga pandemia.
Në rastin e Kinës, 25-50 përqind e njerëzve që shkuan në spital me simptoma të COVID-19 vuanin nga:
Tensioni i lartë i gjakut
Kanceri
Diabeti
Sëmundjet e mushkërive.
Në rastin e Italisë, 99 përqind e njerëzve që humbën jetën si pasojë e infeksionit vuanin prej njërës prej sëmundjeve të lartpërmendura.
Më specifkisht, 76% e tyre vuanin nga tensioni i lartë i gjakut.
Studimet e deritanishme tregojnë se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut janë më të predispozuar të:
Infektohen me Covid-19
Të kenë simptoma të rënda
Të humbasin jetën si pasojë e infeksionit.
Lidhja Mes Tensionit të Gjakut Dhe Infeksionit Me Covid-19
Sistemi i dobësuar imunitar është një prej arsyeve përse njerëzit me tension të lartë të gjakut dhe probleme të tjera shëndetësore përballen me një rrezik më të lartë.
Imuniteti i njeriut mund të dobësohet si pasojë e shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.
Një teori tjetër që po qarkullon në mesin e shkencëtarëve është se ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut, e rrisin rrezikun e infeksionit me COVID-19.
Kjo teori mbështetet tek fakti që medikamente të caktuar rrisin në organizëm praninë e enzimës ACE2.
Kur virusi futet në organizëm, ka nevojë për këtë enzimë që të pushtojë dhe infektojë qelizat.
Deri më tani, Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe Shoqata Amerikane e Zemrës i qëndrojnë këshillës se pacientët nuk duhet të ndërpresin ilaçet e tensionit sipas këshillës së mjekut.
Në të kundërt, rreziku i atakut në zemër apo ishemisë do të rritet ndjeshëm, duke nxitur nevojën për tu shtruar në spital në këto kushte aspak të favorshme për shëndetësinë./AgroWeb.org