Nga egjiptianët e lashtë dhe deri sot – Kush i shpiku karamelet me mente?
Merita e shpikjes së menteve i atribuohet Clarence Crane, kuzhinier ëmbëlsirash nga Garrettsville, Ohio (SHBA) i cili në vitin 1912 shfrytëzoi vetitë e një ilaçi për dhimbje të fytit (Altoids) për të zhvilluar dhe krijuar karamelet e tij freskuese.
Ato u bënë menjëherë të suksesshme, falë shijes së mirë të mentës dhe emrit Life Savers, ose ndryshe komardare shpëtimi, të zgjedhura jo vetëm për formën e tyre, por edhe sepse ‘shpëtonin’ nga fryma e keqe e gojës. Sidoqoftë, në ato vite këto karamele shiteshin nga kontrabandistët sëbashku me alkoolet që ishin të ndaluara gjatë asaj kohe, kjo pasi këto ëmbëlsira të reja i ndihmonin konsumatorët e tyre të maskonin aromën e fortë të pijes.
Të parët që luftuan kundër frymës së keqe ishin Egjiptianët e lashtë, të cilët pastronin gjuhën e tyre me thekra mjalti, temjan, mirrë dhe kanellë. Romakët, nga ana tjetër, përtypnin majdanoz, ndërsa në mesjetë ishte e përhapur një lloj karamele e madhe e bërë me fara karafili dhe kardamom.
Së fundi në epokën viktoriane, Sen-Sen ishin shumë të suksesshëm, ëmbëlsirat e vogla të jamballit dhe anise shiteshin si parfume për frymën dhe mbetën në treg deri para një dekadë më parë. (Focus) / SCAN