Nga ky vit udhëtimi nga shtëpia deri në zyrë llogaritet si orar pune
Udhëtimi nga shtëpia në zyrë do të konsiderohet si orar pune.
Është ky revolucioni që Zvicra ka nisur ta praktikojë këtë vit, ku prej 1 janarit 2020 rrugëtimi me tren apo autobus drejt zyrës është futur në kontratë si orar pune, me kusht që të përmbushen disa detyrime të parashikuara në kontratë.
“Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” do të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet e udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur.
Gjithashtu, në orarin e punës do të përfshihet edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.
Kërkesa u paraqit vitin që shkoi nga katër sindikata, të cilat pretendonin fleksibilitet më të madh në formën e punës. Direktiva e re është gjithashtu pasojë e evolucionit teknologjik, i cili me telefon, apo laptop falë internetit, lejon që të kryhet edhe jashtë zyrës një pjesë e detyrimeve të punës.