Nis sot fluturimi më i gjatë në botë nga Singapori
Të fluturosh për 19 orë pa ndalesë, mund të duket si një makth për shumë pasagjerë, por edhe si një ëndërr për shumë të tjerë.
“Singapore Airlines” do të nis sot fluturimin më të gjatë në botë nga Singapori për në New York.
Kompania tha se udhëtimi midis aeroporteve Changi dhe Newark do të mbulojë një distancë prej mbi 15,000 kilometrash për më pak se 19 orë.
Dy pilotë, një meny speciale si edhe një gamë e gjerë filmash dhe programe televizive do të shoqërojnë udhëtarët përgjatë 19 orëve fluturim.
Për ekuipazhin e fluturimit, i cili përfshin gjithashtu dy oficerë të parë si edhe 13 persona staf, ngarkesa e punës do të ndahet duke marrë secili një pushim minimal të detyrueshëm prej katër orësh.
Kompania do të përdorë avionin e llojit Airbus A350-900 ULR, me 67 ulëse të klasës biznes dhe 94 ekonomi premium, teksa nuk do të ketë klasë ekonomike.
“Singapore Airlines” po e rinis shërbimin pesë vjet pasi e pezulloi atë, pasi ishte bërë shumë i shtrenjtë.
Ky fluturim po shënon një etapë të re për pasagjerët, duke e bërë botën një vend më të vogël si edhe udhëtimin e parë më të gjatë pa asnjë ndalesë.