Një asteroid do të kalojë shumë afër Tokës të shtunën

Një asteroid do të kalojë shumë afër Tokës të shtunën e ardhshme, sipas një përditësimi të shërbimit të NASA-s.
Me një gjatësi të vlerësuar prej 122 metrash, asteroidi 2016 CZ31 është në rrugën e tij drejt planetit tonë dhe pritet të kalojë rreth 2.8 milionë kilometra nga sipërfaqja e Tokës.

Afrimi i asteroidit parashikohet në orën 2.02 të mëngjesit të së shtunës sipas laboratorit Jet Propulsion të agjencisë amerikane të hapësirës.
Shpejtësia e asteroidit është rreth 55,500 kilometra në orë, që është rreth 17 herë më e shpejtë se një plumb nga një armë dhe rreth një e pesta më e shpejtë se rrufeja.

Ky asteroid nuk konsiderohet “potencialisht i rrezikshëm” sepse gjatësia e tij nuk i kalon 150 metra, megjithëse distanca maksimale e tij nga planeti ynë më 30 korrik do të jetë dukshëm më e vogël se distanca e vigjilencës prej 7.5 milionë kilometrash. Për t’u klasifikuar si “potencialisht i rrezikshëm” duhet të plotësojë të dy kriteret.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?