Një dasëm “shpërthyese”, fotot e çiftit bëhen virale

Diçka është e sigurtë, të gjitha nuset duan që dita e tyre e dasmës të jetë unike dhe të mbahet mend gjatë. Kjo u bë realitet më shumë se për këdo, për Chino dhe Kat Vaflor.

Çifti në Filipine nuk e ndërpreu ceremoninë e martesës edhe pse ndodheshin vetëm 15 km larg vullkanit Taal, që shpërtheu të dielën.

Fotografitë e tyre janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet. Ato duken paksa dramatike por gjithsesi për çiftin mbeten tepër të bukura pasi kanë përjetësuar ditën e tyre më të lumtur.

“Ishim të gjithë nervozë sepse ndërsa punonim, kontrollonim në rrjetet sociale për lajme të reja mbi shpërthimin e vullkanit. Po diskutonim me njëri-tjetrin se çfarë do të bënim nëse do të vinte më e keqja”, tha fotografi, Randolf Evan për CNN.

Më vonë gjatë ditës edhe resorti ku u zhvillua ceremonia postoi një foto të çiftit në Facebook duke shkruar: “Dasma vazhdon”.

Taal, një prej vullkaneve më të vegjël aktivë në botë, ndodhet në mes të një liqeni rreth 70 km në jug të Manilës. Rreth 10 mijë banorët që jetojnë rreth liqenit janë evakuuar dhe janë larguar nga zona e rrezikut.

SHKARKO APP