Një këndvështrim ndryshe ndaj koronavirusit? Historia e këtij çifti na befasoi

Shumë çifte janë duke zbuluar gjëra të reja që pëlqejnë dhe urrejnë tek njëri-tjetri gjatë kësaj periudhe izolimi Ndoshta, të parët që provuan karantinën nga koronavirusi ishin pasagjerët në anijen e lundrimit ‘Diamond Princess’.

Në 4 shkurt të 2020-ës, atyre iu tha që 10 persona në anije testuan pozitivë ndaj koronavirusit. Ky numër shpejt kapi shifrën 700 dhe pasagjerët u detyruan të izoloheshin për 14 ditë, ndërkohë që anija ndaloi në Yokohama, Japoni.

Rrethanat e karantinës sigurisht nuk ishin ideale. Pasagjerët janë detyruar të jetojnë në kushte të dobëta të jetesës, ku disa prej tyre kishin ngecur në kabina të vogla. Por ky ka qenë një moment mahnitës për disa çifte.

Karantina u mësoi atyre se cilët ishin problemet reale. Katherine Codekas dhe Matt Smith janë ndoshta çifti më i njohur në anije, pasi kanë ndarë fotot e darkës në mediat sociale gjatë karantinës së tyre. Të dy avokatët e divorcit, kanë qenë të martuar për 21 vite dhe zbuluan se të gjitha problemet normale, tashmë nuk kishin më rëndësi.

Gjërat morën një kthesë të frikshme, pasi pasagjeri i parë u diagnostikua me koronavirus. Kështu filloi lufta e tyre në një tokë të panjohur.

Një çift kanadez rreth të gjashtëdhjetave, testoi gjithashtu pozitiv për virusin. Sidoqoftë, çifti ishte fatmirësisht, asimptomatik. “Ndiheshim mirë,” tha Rose për The Neë Yorker.

Prapëseprapë, pasi testuan pozitivë, ata u futën në karantinë dhe nuk mund të largoheshin derisa secili të rezultonte negative, të paktën për njëzet e katër orët e ardhshme.

Po, ata ndiheshin si të dëbuar, por në mënyrë të pashmangshme, përvoja përfundoi duke i mësuar se si ta duan njëri-tjetrin në një mënyrë krejt të re.

Përvoja, përveç ankthit, u dha mundësi të kapërcejnë disa probleme ekzistuese në marrëdhënien e tyre, të cilat filluan 34 vjet më parë.

Në hapësirën shumë të vogël në të cilën ndodheshin, një dhomë 4 me 5 metra dhe me një shtrat me madhësinë e një mbreti, ata nuk kishin shoqëri tjetër përveç njëri-tjetrit.

“Ne mësuam të flisnim me njëri-tjetrin përsëri. Ne kemi 34 vite të martuar dhe kishim marrë disa zakone të këqija.”- thanë ata.

Afërsia e detyruar, i bëri të njihen me njëri-tjetrin në një nivel tjetër. Po, edhe pas 34 viteve të martuar, ata ende mësuan gjëra të reja për njëri-tjetrin.

Duke qëndruar afër për njëzet e katër orë në ditë, për dy javë, ne mësojmë shumë për frikën, shpresat dhe ëndrrat e njëri-tjetrit.

Pasi çifti u deklarua i pastër nga agjensia e shëndetit publik, vendosën që të karantinohen edhe në qytetin e tyre të lindjes, në mënyrë vullnetare.

“Greg-u dhe unë vendosëm që për shkak se ka shumë panik në komunitet, njerëzit do të ndihen më të qetë nëse ne karantinohemi për 14 ditë të tjera. Ne kemi një hektar tokë. Mund të dalim jashtë në oborr. Mund të endemi nëpër shtëpi.”- tha ajo.

Çifti është i lumtur që e gjitha ka mbaruar, pasi është një lehtësim i madh. Kjo përvojë vetëm sa i afroi ata më shumë. Pasi të ketë kaluar gjithçka, çifti nuk e përjashton një udhëtim tjetër në det.

“Ne nuk kemi hequr dorë nga lundrimi – por jo për një kohë të gjatë.”- thanë ata.

Përvoja e tyre tregon se, përveç kufizimeve të kushteve në karantinë, mund të lulëzojnë gjëra të mira.

SHKARKO APP