Një lojë online “ndjek” ndotësit e atmosferës

Një lojë online ju lejon të parashikoni shtigjet e grimcave ndotëse dhe hirit vullkanik në atmosferë për të kuptuar sa kohë mbijetojnë para se të bien në Tokë.

Ajo quhet RePLaT-Chaos dhe është përshkruar në revistën “Chaos” nga studiuesi hungarez Tmea Haszpra, i universitetit “Lornd Etvs”, i cili, duke përdorur teorinë matenatic të kaosit, ka zhvilluar hartat që parashikojnë trajektoret e grimcave.

Loja online është aspekti kurioz i kërkimit, por studimi mund të ndihmojë në dizajnimin e grimcave artificiale për t’u shpërndarë në atmosferë për të pasqyruar rrezet e diellit dhe për të luftuar ndryshimet klimatike, shkruan atsh.

Grimcat ndotëse dhe hiri i emetuar nga shpërthimet vullkanike mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në Tokë. Të parat mund të udhëtojnë nga një hemisferë në tjetrën përpara se të bien në Tokë, ndërsa hiri mund të shkojë në shtresat më të larta të atmosferës duke mbetur pezull në atmosferë për muaj.

Për të parashikuar trajektoren e saj, studiuesi u bazua në teorinë e kaosit, i cili përshkruan mënyrën në të cilën sistemet komplekse dhe dinamike evoluojnë duke filluar nga ndryshimet e vogla në kushtet fillestare.

SHKARKO APP