Një makinë si avion (FOTO)
Mark Ray është një 56-vjeçar amerikan që i pëlqen të shfrenojë fantazinë, që shkrirë me talentin që zotëron prodhojnë automjete përtej imagjinatës. Pjellë e frymëzimit të radhës të tij është një makinë-avion. Mark ka shfrytëzuar një avion Cirrus Sr22, prodhim i vitit 2003 dhe një automjet Chevrolet Tracker. Modelit të avionit i ka marrë trupin, ndërsa makinës Chevrolet motorin dhe rrotat; përfundimi është dalja në rrugë e një makine me pamjen e një avioni, por që nuk fluturon. Ky produkt hibrid nuk është i vetmi në garazhin e 56-vjeçarit amerikan. Në krah të tij qëndron makina-varkë, një mjet i ngjashëm që Mark, nga Xhorxhia e nxjerr në rrugë vetëm në ditë me diell. Kostoja e gjithë makinës? Vetëm 10 mijë dollarë!