Një oqean i ri po lind në zemër të Afrikës 

Në një kohë që bota është në kaos, thellë në rajonin Afar të Etiopisë, një çarje gjigante në tokë po i tregon botës një të ardhme të pabesueshme. Afrika është duke u ndarë. Kjo zonë është pjesë e sistemit të çarjes së Afrikës Lindore, një nga rajonet më aktive gjeologjikisht në planet. Pllakat tektonike po tërhiqen ngadalë nga njëra-tjetra, duke krijuar një krisje që zgjatet kilometra të tërë dhe thellohet çdo vit.

Kjo nuk është skenar filmi shkencor. Është zhvillim real që ndodh nën sytë tanë. Sipas shkencëtarëve, në 5 deri në 10 milionë vitet e ardhshme, kjo çarje do të çojë në formimin e një oqeani të ri, që do të ndajë përfundimisht Afrikën Lindore nga pjesa tjetër e kontinentit. Një ditë, vende si Etiopia, Kenia dhe Tanzania mund të shndërrohen në një ishull i madh i rrethuar nga ujë.

Ne vetë nuk do të jemi gjallë për të parë këtë transformim, por ky proces na kujton një të vërtetë të thellë. Toka është një planet i gjallë, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në ndryshim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fakt interesant: Rajoni i Afarit është një nga të paktat vende në botë ku ndarja e kontinenteve mund të vëzhgohet drejtpërdrejt në sipërfaqe, ndërsa në shumicën e rasteve kjo ndodh nën ujë, në fundin e oqean

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?