Një telefon amerikan në varreza, çfarë fshihet pas iPhonit që i habiti të gjithë

Rita Shameeva vdiq në janar të vitit 2016 nga një shkak i panjohur megjithatë babai i saj, Rais Shameev vetëm kohët e fundit ka vendosur të ngrejë “memorialin” e çuditshëm.

Varri i vajzës së tij është në formën e një iPhone të zi dhe ka një imazh të vajzës si “screenshot”.

Prodhuesi i gurëve të varreve në këtë qytet, Ilgam Galliulin ka mohuar se është përgjegjës për dizajnin e varrit.

Ai ka thënë:

Unë dhe babai realizojmë varre sipas porosive. Por këtë gur të pazakontë e kam parë javën e kaluar. Mendova se kisha halucinacione. Si është e mundur që krejt papritur një telefon amerikan të shfaqet në varreza? Madje një shumë i madh”
Më tej, ai ka vazhduar:

Kam parë shumë varre, por ishte hera e parë që e pash një në formë të iPhone”

SHKARKO APP