Një tjetër lojtare e Kombëtares, puthet me femra
Pas puthjeve të zjarrta të kapitenes Aurora Seranaj, zbulohet lidhja intime e sulmueses së Kombëtares Naime Merovci, me një femër.
Naime Merovci është thirrur në formacion nga trajneri Altin Rraklli, për të cilin dje Newsbomb.al publikoi disa mesazhe ku kërkonte favore nga futbollistet, këtë vit dhe ka luajtur në muajin mars dhe gusht kundër Luksenburgut dhe dy ndeshje kundër Turqisë. Merovci jeton tashmë në Suedi, ku banon edhe e dashura e saj që ju shihni në foto, e cila quhet Matilda, edhe ajo futbolliste.
Në fotot që shihni vajza me flokë të shkurtra është Naimja, e cila është 22 vjeç, ndërsa vajza me flokë të gjata Matilda, me kombësi suedeze. Të dyja janë shpallur në një lidhje intime së bashku, lidhje që kanë mundur ta mbajnë sekret deri më tani. Të dyja vajzat të dashuruara kanë dalë në plazh së bashku në dy pozicione të ndryshme, duke u puthur.
Edhe pse shpesh shohim vajza që puthen në buzë, si një simbolikë dashamirësie brenda shoqërisë, nga fotot duket që puthja është më shumë se shoqëri. Madje ato e vazhdojnë puthjen edhe në një ambjent të brendshëm, teksa Naimja është shtrirë në prehrin e Matildës. Nuk dihet nëse të dyja vajzat jetojnë së bashku, por duket se marrëdhënia e tyre është tepër e thellë.