Një truk i thjeshtë për të bërë një gjumë sa më të qetë

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Baylor në Teksas, arritën në përfundimin se sekreti i një gjumi sa më të qetë qëndron tek përgatitja e një liste me gjërat që duam të bëjmë ditën tjetër. Ky përfundim u arrit pas një eksperimenti me pjesëmarrës nga mosha 19-30 vjeç, të ndarë në dy grupe.

Pjesëmarrësit e grupit të parë përfshinë një listë me gjërat që donin të bënin ditën tjetër ndërsa të tjerët,  gjërat që bënë një ditë më parë.Ata që i përkisnin grupit me listën e ditës tjetër, arritën të binin në gjumë për vetëm 16 minuta pasi ishin shtrirë, ndërsa pjesëmarrësit e grupit tjetër, ranë në gjumë pas të paktën 25 minutash.

“Sa më specifik dhe më të detajuar pjesëmarrësit që regjistruan detyrimet e ditës tjetër, aq më lehtë ishte për ta të flinin“, tha një nga studiuesit. Me pak fjalë, organizimi i duhur jo vetëm që na lehtëson jetën por përmirëson edhe gjumin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?