Një vogëlushe amerikane hyn në histori, një lindje e tillë nuk ndodhte prej 909 vjetësh

Charlee Rose Masters lindi më 2 shkurt 2020, në orën 20:02, në një spital në Kentucky të SHBA-së.

Ardhja në jetë e Charlee ndodhi në një ditë jashtëzakonisht të rrallë, në të cilën data dhe ora e ditëlindjes së saj nuk ndryshon nëse lexohet nga e majta apo nga e djathta. Një rastësi e tillë nuk ndodhte që prej 11 nëntorit të vitit 1111.

Data ishte gjëja e fundit që nëna e re po mendonte, dhe ajo nuk e kishte idenë se vogëlushja e saj kishte ardhur në jetë në kohën e duhur, në një ditë të rrallë.

Ajo e kuptoi këtë disa ditë pas lindjes. Mami Laken tha se e ëma e saj, Dee Dee Calvert, ishte e para që vuri re që fëmija erdhi në jetë në orën 20:02.

SHKARKO APP