Një “yll” i rrallë Krishtlindjesh, fenomeni i rrallë që do të ndodhë me 21 Dhjetor
Një “takim” i rrallë i dy planetëve më të mëdhenj të sistemit diellor do të ndodhë me 21 Dhjetor. Bashkimi midis Jupiterit dhe Saturnit nuk është në vetvete një ngjarje e pazakontë, por ajo që është e rrallë është se po ndodh pikërisht rreth Krishtlindjeve.
Afërsia dhe pozicionimi i tyre në qiell i jep këtij fenonemi pseudonimin “Ylli i Krishtlindjes”. David Weigel, drejtori në Qendrën Hapësinore dhe Raketave të SHBA-së, thotë se dy planetët masivë do të jenë ende qindra miliona milje larg njëri-tjetrit.
Planetët shfaqen afër njëri-tjetrit për shkak të orbitave të tyre dhe kur arrijnë një pikë të caktuar në shtigjet e tyre, ata shfaqen afër së bashku nga perspektiva jonë këtu në Tokë. Kjo ndodh çdo 20 vjet dhe do të jetë afrimi më i afërt i planetëve në 800 vjet. /abcnews.al