Njerëzit kanë filluar të bëhen kreativë në kushtet e izolimit prej pandemisë
Një çift britanik prej dy vjetësh po merren me rikonstruktimin e shtëpisë së tyre dhe gjatë kësaj kohe kanë jetuar në garazh, të cilin e kanë përshtatur si ambient qëndrimi.
Ndërkohë, gruaja është ankuar shpesh për zonën e dushit, sepse nuk kishte hapësirë të nevojshme, fundja brenda një garazhi ç’mund të pretendohet të realizohet për tualet.
Gjithsesi, burri, të gjendur dhe në kushte izolimi prej pandemisë, u bë kreativ dhe i përshtati një xhakuzi në kovën e ekskavatorit që përdorej për ndërtimin e shtëpisë, për “t’i mbyllur gojën” gruas.