Njeriu më i gjatë në histori
Më 22 shkurt të vitit 1918 në familjen Wadlow në Ilinois lindi një djalë. Në fillim ai ngjasonte si të gjithë fëmijët e tjerë. Por në ditëlindjen e tij të parë, Robert Wadlow ishte rritur shumë e vetëm me një vjet ishte një metër. Ai vazhdoi të rritej shumë, deri kur në moshën tetë vjeçare kaloi gjatësinë e babait të tij. Në moshën 13 vjeçare ai mbërriti gjatësinë prej 2 metrave. Wadlow hyri në Librin e Guinessit në vitin 1937 si njeriu më i gjatë në botë. Në atë kohë ai kishte gjatësi prej 2 metra e gjysmë. Për fat të keq Wadlow vdiq në moshën 22 vjeçare, sepse pati një infektim në kyçin e këmbës së tij që u infektua keq.