Njeriu që fitoi $344 mln në lotari – Jackson fitoi shumën e çmendur në Powerball me biskotat e mbesës

Një burrë në Karolinën e Veriut ka fituar plot 344 milionë dollarë në lotarinë e PowerBall. Charles Jackson Jr, 66 vjeç, deklaroi se, ka luajtur numrat duke u bazuar në mesazhin që ka gjetur në letrat e biskotave të fatit të mbesës së tij.

“Ne i japim gjithmonë asaj biskota fati dhe unë i thash që ta ruajë fatin për mua në mënyrë që të mund të shoh numrat prapa se dua që t`i luaj”-tha Jackson për gazetarët.  Fatlumi, është një lojtar i rregullt i lotarisë dhe luan gjithmonë të njëjtat numra. Ai u shpreh se i`u desh të shihte në google për shumën e parave që kishte fituar kur zbuloi si i kishte kapur të gjitha numrat. Pronari në pension i një dyqani me produkte ushtarake deklaroi se ai morri në telefon gruan duke i thënë:“Nuk ke për ta besuar këtë, i kapa të gjitha”.

Ai nuk mundi t`i vendosi dot një emër blerjes së tij të parë por deklaroi se planifikon të bëjë bamirësi në të paktën 3 fondacione bamirësie, 2 për fëmijët dhe një tjetër për ushtarët e plagosur. “Unë kam thënë një lutje të vogël: “Zot nëse ndonjëherë e fitoj këtë gjënë, atëherë secilit prej këtyre të treve do t`i jap nga 1 milionë dollarë, dhe kam ndërmend t`i qëndroj premtimit që bëra”-shtoi Jackson, njeriu që me një biletë lotarie fitoi 344 milionë dollarë.

SHKARKO APP