Njeriu që zbuloi ujin ne mars

Nasa ka konfirmuar se në Mars ka depozita uji të kripur, çka dëshmon se ka jetë në planetin e kuq. Ky zbulim është rezultat i kërkimeve shkencore të NASA-s dhe universiteteve amerikane. Teoria se në Mars ka ujë është hedhur fillimisht nga Lujendra Ojha, student i Universitetit të Arizonës në vitin 2010 gjatë një vrojtimi të fotove nga Marsi, Lujendra zbuloi se vijat e holla në buzët e kratereve dukeshin dhe zhdukeshin. Kjo la të nënkuptohej se aty ka  ujë. Por për ta verifikuar zbulimin e djaloshit u desh një punë e madhe deri në vitin 2014 me një grup shkencëtarësh të cilët më pas arritën në konkluzionin përfundimtar se në planetin e kuq ka jete.
Studimi i kryer nga NASA tregon se këto rrjedha rriten dukshëm me drejtim poshtë gjatë stinës së ngrohtë. Sipas shkencëtarëve këto rrjedha janë formuar si rezultat i qarkullimit të ujit të kripur dhe kanë ngjashmëri të dukshme me  planetin Tokë. Zbuluesit pohojnë se një e pesta e e sipërfaqes së Marsit mbulohet nga një oqean me thellësi disa kilometra në vende të caktuara.
Ish Kreu i programit të Marsit në NASA thotë se planeti i kuq do të jetë vazhdimësia e njerëzimit. Tashmë për studentin Lujendra thuhet se është Steve Jobsi i shkencës botërore.

SHKARKO APP