Njihuni me 20-vjeçarin që ka mahnitur internetin me gishtin e madh të dorës

Një student i quajtur Jacob Pina e ka gishtin e madh të njërës dorë aq të gjatë sa tani e njohin të gjithë në internet.

Gishti i madh, i dorës së djathtë të 20-vjeçarit nga Massachusetts është 11 cm i gjatë.

Ai ka postuar foto të ndryshme në rrjetet e tij sociale dhe njerëzit thjesht nuk u kanë besuar syve.

Për ta bërë disi krahasimin, gishti i tij i pazakontë është pothuajse në të njëjtën gjatësi me ekranin e një iPhone 8.

Falë gishtit, Jacob-in tani e thërrasin ‘Thumb Boy’, dhe numëron rreth 150,000 ndjekës në TikTok ndërsa një videoja e tij ka marrë më shumë se 2 milionë pëlqime.

I riu nuk e di se përse gishti i tij është më i gjatë se zakonisht, por gjithsesi është i lumtur që ta ‘ndajë’ në rrjet bashkë me ndjekësit e tij.

SHKARKO APP