Njihuni me bishën “Challenger 2”, është përdorur edhe në Kosovë

Ky është bisha më e re e ushtrisë së Britanisë.

Dizajni i tankut “Challenger2” më modern të ushtrisë britanike është prezantuar së fundmi dhe ka sistem paralajmërues me lazer, mund të shkrep plumba nga mitralozi dhe të bombardojë gjatë lëvizjes me shpejtësi të madhe, si dhe ka të instaluara kamera me imazhe termale.

Bëhet fjalë për dizajnin e prezantuar nga kompania BAE që ka bërë modelin e ri të tankut Challenger2, tank ky që ka shërbyer gjatë luftimeve të ashpra në Irak dhe Bosnje.

Tanku është prezantuar edhe në një video të realizuar në stilin e filmave të Hollywood-it, ndërsa Challenger2 përdoret nga ushtria britanike që nga viti 1998, kurse paraardhësi i tij ishte Challenger1 ishte përdorur gjatë Luftës së Gjirit dhe invazionit të Irakut në vitin 2003.

Ky tank gjithashtu është përdorur edhe në Bosnje dhe Kosovë gjatë misioneve paqeruajtëse, ndërsa brenda tij është i vendosur topi 120 mm si dhe dy mitraloz të kalibrit 7.62, dhe mund të lëviz me shpejtësi maksimale prej 60 kilometra në orë.

SHKARKO APP