Njihuni me frutin e rrallë që vret qelizat kancerogjene

Në zbulimin, i cili mund të ketë rëndësi të madhe për fushën mjeksore, shkencëtarët kanë gjetur armikun e fuqishëm natyral kundër kancerit. Bëhet fjalë për një zbulim të rëndësishëm, thonë shkencëtarët, të cilët treguan se kokrrat e kuqe në afërsi të Kuinslend në Australi vrasin qelizat e kancerit shumë shpejt.

Bëhet fjalë për pemën Bushwood Hylandia Dockrilli. Ekipi i drejtuar nga mjeku Glen Boyl konsideron se ka ardhur deri te zbulimi shokues, i cili mund të shpëtojë me miliona njerëz , transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët nga Instituti për kërkime medicinale Berghofer me sukses kanë izoluar përbërjen e kokrrës së kuqe, e cila vret kancerin dhe dëshmuan se ka veprim të fuqishëm në tumoret e kokës, qafës, gjirit, zorrës, prostatës, si dhe melanomën. Kjo lloj peme, specifike për shkretëtirën australiane, përmban kompozimin kimik të quajtur EBC-46, i cili është testuar në një numër të madh kafshësh me lloje të ndryshme të tumoreve.

Deri më tani ndikimi i saj është konfirmuar në më shumë se 300 mace, qenë dhe kuaj. Përbërja gjendet në fara, ndërsa procesi i ekstraktimit dhe pastrimit të vetë kompozimit është shumë i komplikuar. Është konfirmuar se pas shërimit, janë zhdukur rreth 75 për qind e tumoreve dhe kanceri nuk është rikthyer.

SHKARKO APP