Njihuni me këlyshin më të veçantë në botë! Të gjithë do donin ta birësonin
Një qendër për shpëtimin e kafshëve në Missouri, ShBA ka shpëtuar ndoshta konen më të veçantë.
Vetëm 10 javësh, i braktisur në rrugë, këlyshi i qenit ka një bisht të dytë në ballë.
Qendra Mac’s Mission e cila shërben për trajtimin e kafshëve me nevoja të veçanta, e pagëzoi me emrin Narwhal.
Sipas tyre bishti i tij nuk përbën rrezik për shëndetin e këlyshit pasi në grafitë e bëra, ajo nuk është e lidhur me asnjë nerv.
Videot dhe fotot e tij duke luajtur janë bërë virale dhe kanë marrë vëmendjen e shumë adhuruesve të kafshëve.
Narwhal nuk është ende gati për adoptim pasi stafi mjekësor i qendres deklaron se ai duhet vëzhguar teksa rritet në mënyrë që bishti i tij i dytë të mos bëhet problem në të ardhmen.