Njihuni me mësuesin e gjymtuar 25-vjeçar
Ambicia është mënyra më e mirë për ta bërë një njeri me aftësi të kufizuara optimist dhe të jetë një ndër personat i cili do të ketë mundësi që të krijojë një jetë normale si gjithë të tjerët.
Ky është një mësues palestinez i gjymtuar Ahmed al-Saëaferi, 25 vjeçar, që jep mësim në një shkollë fillore në qytetin e Gazës. Al-Saëaferi, humbi të dy këmbët dhe krahun e tij të majtë në një sulm ajror izraelit të vitit 2008.
Al-Saaferi është babai i dy fëmijëve dhe vazhdon studimet e tij pas mbarimit të semestrit të fundit universitar, në qershor të këtij viti.